Ekonomia Online
FUNDIT

Shoqata e Peshkatarëve ndihmon në pastrimin Liqenit të Badocit

Shoqata e Peshkatarëve ndihmon në pastrimin Liqenit të Badocit

Aksionit për pastrimin e Liqenit të Badocit, iu është bashkuar edhe Shoqata e Peshkatarëve “KRAPI”. Ali Vitia prej Shoqatës së Peshkatarëve “KRAPI” ka potencuar për Ekonomia Online se sot janë mobilizuar për pastrimin e liqenit të Badocit. Ka thënë se që nga viti 2001 kanë bërë aktivitete të tilla. “Sot na janë bashkangjitur Kompania e […]

Aksionit për pastrimin e Liqenit të Badocit, iu është bashkuar edhe Shoqata e Peshkatarëve “KRAPI”.

Ali Vitia prej Shoqatës së Peshkatarëve “KRAPI” ka potencuar për Ekonomia Online se sot janë mobilizuar për pastrimin e liqenit të Badocit. Ka thënë se që nga viti 2001 kanë bërë aktivitete të tilla.

“Sot na janë bashkangjitur Kompania e Ujësjellësit dhe një grup qytetarësh afro 200 veta dhe kemi për ta filluar pastrimin e pjesshëm të liqenit. Çdo ndërtim që bëhet këtu rrezikon liqenin, por kjo është kompetencë e komunës. Prej vitit 2001 jemi munduar që t’i ndalojmë peshkimin ilegal dhe hedhjen e mbeturinave”, ka thënë ai.

Të ngjashme