Shoqata Shqiptaro Amerikane për Zbatim të Ligjit vizitë në kullën e Haradinajve

Prishtinë | 07 Mar 2023 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Shoqata Shqiptaro Amerikane për Zbatim të Ligjit kanë vizituar kullën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë e bëri të ditur i pari i AAK-së, përmes një postimi në facebook ku tha se kjo shoqatë përfaqëson shqiptarët në disa institucione ku zbatohet ligji.

“Në Gllogjan na nderuan me vizitë anëtarët e shoqatës Shqiptaro Amerikane për Zbatim të Ligjit, kryesuar nga Elton Shametaj, shoqatë kjo që përfaqëson shumë shqiptarë që shërbejnë në agjencitë e zbatimit të ligjit si; FBI, Polici, Marshall e Zjarrëfikës”, tha Haradinaj.

Ai tha se komuniteti shqiptar në ShBA e nderon gjithë kombin me punën e tyre.

“Komuniteti shqiptar në ShBA janë shembulli më i mirë se si duhet të punohet për atdheun nga secili cep i botës. Me punën e ndershme dhe shërbimin e tyre profesional ndaj komunitetit e nderojnë gjithë kombin”, tha Haradinaj.

Të ngjashme