Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas dorëzimit të letrës së Ministres Gërvalla.
Shoshi duke iu drejtuar Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës ka thënë se propagandën dhe mashtrimin ruajeni për konsum të brendshëm se nuk iu ecë me shtetet e KiE—së.
“Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm NUK iu ecë me shtetet e KiE—së!
E para, dhe më e rendësishmja adresimi i letrës është GABIM, sepse APKiE e ka dhënë qendrimin!
E dyta, të anëtarësohesh në një organizatë duhet të tregosh seriozitet si shtet dheJO shtet me surpriza pasi përçon pamaturi dhe kjo demton përceptimin që Kosova me vështirësi e ka ndërtuar, atë të shtetit serioz. Prandaj këto lëvizje e qëndrime të çoroditura janë shembuj jo ndihmës për një imazh të shtetit serioz. Maturia dhe pjekuria është një kriter i rendësishëm i konsolidimit të shtetit.
E treta, mos merni hapa që t’i thuhet KiE-së se ne u treguam të gatshëm dhe përsëri ju nuk morët vendim????
Aleatët tanë janë basnik ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, për të tjera diskutohet më vonë”, ka thwnw Shoshi.