Shpallen fajtorë të akuzuarit për përpjekjen për puç në Mal të Zi

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Lartë në Podgoricë i shpalli fajtorë të 14 personat e akuzuar për planifikimin e rrëzimit të dhunshëm të Qeverisë malazeze, në tetor të vitit 2016, me qëllim parandalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

“Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i dhunshëm i pushtetit në Mal të Zi”, tha kryetarja e gjykatës, Suzana Mugosha.

Autoritetet malazeze thonë se nacionalistë serbë dhe rusë kanë bërë komplot për të pushtuar parlamentin gjatë zgjedhjeve parlamentare, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviq, dhe për të instaluar një udhëheqësi pro-ruse.

Të shpallurit fajtorë përfshijnë dy udhëheqës të opozitës pro-ruse malazeze, një tjetër malazez, nëntë shtetas të Serbisë dhe dy rusë që janë gjykuar në mungesë, shkruan REL.

Prokurorët kanë akuzuar dy oficerë të inteligjencës ushtarake ruse për organizimin e grushtshtetit të dyshuar.

Kremlini ka mohuar se “mekanizmat shtetërorë rusë” kanë qenë të përfshirë.

Mali i Zi, në qershor të vitit 2017, është bërë vendi i 29-të anëtar i NATO-s, një hap që është kritikuar fuqishëm nga Moska dhe është kundërshtuar nga disa malazezë që mbështesin lidhje më të afërta me Rusinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme