“Gëzuar me Shpend Ahmetin” – Ish-kryetari i Prishtinës ia thotë këngës në një dasmë

Prishtinë | 12 Tet 2022 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kohë që nuk është shfaqur në publik.

Së fundmi, Ahmeti ka qenë në një aheng në të cilin ka shfaqur aftësitë e tij në këndim, të cilat pak kush i di.

Ish-kryetari për disa minuta e lë “pa punë” edhe këngëtarin e dasmës, Alban Mehmetin, në interpretimin e këngës “Lulëkuqja e Kosovës”.

“Gëzuar 2023 me Shpend Ahmetin”, ka shkruar me dozë humori Albani, duke ia gjetur një profesion të ri ish-kryebashkiakut, i cili mund të themi dorën në zemër se e bën më mirë se një pjesë e konsiderueshme e këngëtarëve që interpretojnë live në ahengje të ndryshme.

Të ngjashme