Shpërthehet mjeti i dyshimtë afër shkollës “Ali Sokoli” në Prishtinë

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 15:35 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar shpërthimi i kontrolluar i mjetit të dyshimtë të gjetur në afërsi të shkollës së mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Rasti është raportuar  në Polici përderisa nuk dihet se kush e ka vendosur këtë mjet të dyshimtë.

Qytetarët të cilët nuk kanë dashur të prononcohen para kamerave i kanë thënë Ekonomia Online se mjetin e dyshimt e ka lëshuar një veturë e cila ishte duke ecur në rrugë, ndërkaq një nga taksistët i cili qëndron në parkingun e fushës së futbollit “Ramiz Sadiku” e ka zhvendosur nga rruga deri tek rrethojat e shkollës “Ali Sokoli”. Me ç’rast është njoftuar policia të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë asgjësuar.

Të ngjashme