Shpërthen automjeti te “Kopshti Botanik” në Tiranë, s’ka të lënduar

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Një automjet ka shpërthyer pak çaste më parë në zonën e njohur si “Kopshti Botanik” në kryeqytet, pasi ishte përfshirë më herët nga flakët.

Si pasojë e ngjarjes, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa siç shihet në foto, automjeti ka qenë i parkuar në anën e një rruge, transmeton “Top Channel”.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse që bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa atje ndodhet edhe një grup hetimor nga policia për të hetuar shkaqet e shkrumbimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme