Shpërthim i fortë në Mogadishu, dyshohet edhe për nxënës të vdekur

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 12:55 | Nga

Kryeqyteti i Somalisë, Mogadishu ka qenë cak i një shpërthimi të fortë.

Mediat lokale kanë raportuar se dyshohet për një shpërthim që të makine bombë në distriktin e Howlwadag, ku ka edhe të vdekur, përcjell Klan Kosova.

Në mesin e të vdekurve sipas BBC, dyshohet se ka edhe nxënës pasi që një shkollë afër vendit ku ka shpërthyer vetura është rrënuar tërësisht.

Somalia është cak i rregullt i militantëve të al-Shabab, që dëshiron ta rrëzojë qeverinë e mbështetur nga ndërkombëtarët.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme