Shpërthim klikimesh për këngën e re të Taynas

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 10:11 | Nga

Vetëm 24 orë por 1 milion klikime në youtube.

Kënga e re e Taynas dedikuar dashurisë, me titull ‘Doruntina’ ka shpërthyer me klikime në kanalin e lartëpërmendur por edhe në rrjete sociale.

Projekti i katërt i saj pas famës së madhe, është pëlqyer nga fanst dhe këtë e kanë treguar shikimet.

Tayna po ndjehet e lumtur për këtë gjë prandaj postoi edhe një fotografi në Instagram duke shkruar ‘hajde e pina njo për dashni’.

Kujtojmë që rep-artistja u bë e njohur me ‘Columbiana’ në bashkëpunim me Don Phenom më pas me ‘Shqipe’ dhe në fund me ‘Fake’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme