Shpërthim në Prishtinë

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e së mërkures ka shpërthyer një granatë dore në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në disa prona dhe në një veturë.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 22.11.2023-23:45.Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.

Të ngjashme