Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Italinë për menaxhim të refugjatëve

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar marrëveshje një marrëveshje për trajtim të refugjatëve.

Marrëveshja është nënshkruar të hënën gjatë vizitës zyrtare që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka zhvilluar në Itali, ku është pritur nga homologia e tij italiane Girogia Meloni.

Ata kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur rreth marrëveshjes. Bazuar në këtë marrëveshje Shqipëria do të japë ndihëm e saj duke ofruar disa hapësira të saj për të pritur refugjatët.

Rama në këtë konferencë ka thënë se Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Italia në këto momente, por mund të japë një ndihmë. Sipas tij pas futjes në Itali, emigrantët e paligjshëm e kanë shumë të lehtë të lëvizin në çdo vend të BE-së. Rama ka thënë se Shqipëria i është në borxh të madh Italisë për pritjen e refugjatëve në vitet ’90, ndaj nëse ajo thërret, Shqipëria duhet të përgjigjet.

“Shqipëria nuk është një vend i BE-së, por është shtet evropian. Ne jemi në Evropë, jemi një shtet evropian. Kjo nuk na pengon për të parë botën si evropianët. Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së, sepse ka një diferencë të madhe, mes asaj që lidhë Shqipërinë me Italinë dhe italianët me shqiptarët. Sikurse kam thënë në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, është shprehur Rama, shkruan Euronews.

“Ne na takon të përgjigjemi gjithmonë në raste kur mund të japim një ndihmesë, në këtë rast ne mund të japim një ndihmesë shumë të vogël për Italinë. Ne nuk e kemi forcën dhe kapacitetin për të qenë zgjidhja, por kemi obligimin për të dhënë një ndihmë. Ky bashkëpunim është një diskutim i gjatë për të bërë mirë. Nuk është një rrugëdalje, por besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes, është i vetmi vend i cili strehoi më shumë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka shtuar Rama.

Meloni ka thënë se Italia do të japë fonde për realizim të kësaj marrëveshjeje.

Të ngjashme