Ekonomia Online
FUNDIT

Shqipëria pati 5.5 milionë turistë më 2021, por sollën më pak para

Shqipëria pati 5.5 milionë turistë më 2021, por sollën më pak para

Edhe pse gjatë 2021-ës, turizmi shqiptar kaloi një vit më të mirë se gjatë pandemisë, sektori sërish nuk është rimëkëmbur nga pasojat e saj. Sipas kryetarit të Shoqatës së Tour Operatorëve, Kliton Gërxhani këtë vit kanë punuar vetëm hotelet dhe plazhet në muajt e verës, ndërsa turizmi kulturor vuajti. Rreth 5.5 milionë turistë erdhën në […]

Edhe pse gjatë 2021-ës, turizmi shqiptar kaloi një vit më të mirë se gjatë pandemisë, sektori sërish nuk është rimëkëmbur nga pasojat e saj.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Tour Operatorëve, Kliton Gërxhani këtë vit kanë punuar vetëm hotelet dhe plazhet në muajt e verës, ndërsa turizmi kulturor vuajti.

Rreth 5.5 milionë turistë erdhën në vend gjatë 2021-it, me gjysmën prej tyre nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare. Edhe pse fluksi ishte i lartë, në total turistët kanë sjellë më pak të ardhura në vend.

Gërxhani thekson se turizmi ka ende nevojë për mbështetje, dhe se në 2022-ën vendi duhet të mbetet në zonën e gjelbër.

Të ngjashme