Shqiptarët në ShBA protestojnë kundër BE-së, po ia imponon Asociacionin Kosovës

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Në SHBA, shqiptarët e atjeshëm kanë organizuar protestë për ta kundërshtuar marrëveshjen, siç thonë ata, me kushtëzime.

“Kosova duhet të vendosë vetë për fatet vet”, është motivi kësaj proteste në New York, përpara selisë së BE-së atje, raporton RTK.

“Kosova duhet ta ruaj sovranitetin e integritetin e saj, si një shtet i pavarur”, ishte motoja e kësaj proteste.

Gani Shehu, ish-komandant i brigadës “Atlantiku” në luftën e fundit, në Kosovë, tha se derisa kohëve të fundit po vërehet se presioni i ndërkombëtarëve është shtuar mbi Kosovën, dhe teksa shohim se “me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ne kemi vendosur të protestojmë përpara selisë së BE-së në New York.”

“Presioni të bëhet Serbisë e jo Kosovës, ngase Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme dhe të vazhdueshme”, deklaroi ish-komandanti i batalionit “Atlantiku”, derisa shtoi se koncesionet tjera që po i kërkohet Kosovës janë të tepërta.

Mesazhi i këtij tubimi, theksoi ai, është që institucionet e Kosovës të kenë kujdes që të mos nënshkruajnë asnjë dokument që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e saj.

Të ngjashme