Shqiptarët përleshen sërish në burgun grek

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Mediat greke raportojnë për një përleshje mes dy të burgosurve shqiptarë në burgun e Koridhalos.

Ngjarja ka ndodhur në seksionin e tretë ku mbahen të burgosurit shqiptarë dhe kurdë.

Gjithashtu përplasje ndodhën edhe në seksionin e dytë, ku janë të ndaluarit për drogë.

Fillimisht u dyshua për një kryengritje të të burgosurve, por policia, e cila ndërhyri menjëherë për të qetësuar situatën, tha se bëhet fjalë për konflikt mes të burgosurve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme