ShSKUK: 204 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga Covid-19

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke marrë trajtim 204 pacientë si pasojë e COVID-19.

Të gjithë pacientët janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 130 nga ata janë me oksigjeno-terapi, ndërsa në mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë pesë pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 85 pacientë;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë;

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë;

Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 13 pacientë;

Spitali i Pejës, 11pacientë;

Spitali i Gjakovës, 23 pacientë;

Spitalit Mitrovicës, 20 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë;

Spitali i Gjilanit,16 pacientë.

Të ngjashme