Shtatë të vdekur dhe 587 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri është shënuar një shifër e lartë e numrit të të infektuarve me Covid në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3662 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 587 qytetarë dhe kanë humbur jetën 7 persona.

Rastet e reja me Covid janë konfirmuar 289 në Tiranë, 30 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 22 në Durrës, 19 në Berat, 16 në Vlorë, 13 në Korçë, 11 në Kavajë, 10 në Kamëz, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Patos, Gjirokastër, Pogradec, nga 7 qytetarë në Dimal, Mallakastër, Kurbin, 6 në Himarë, 5 në Vorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Libohovë, Roskovec, Bulqizë, Krujë, Pukë, nga 2 qytetarë në Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Selenicë, Përmet, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Dropull, Dibër, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, dy qytetarë nga Berati të moshave 60-71 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 65-85 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-84 vjeç.

Ndërkaq deri më tani numri i të infektuarve me Covid  në vendin tonë ka shkuar në 8 317 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 182,535 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 587
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 166
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3662

Testime totale 1,355,929
Raste pozitive 193,856
Raste të shëruara 182,535
Raste Aktive 8,317
Humbje jete 3,004

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4413
Fier 822
Gjirokastër 479
Durrës 455
Shkodër 450
Berat 406
Vlorë 392
Elbasan 340
Korçë 240
Lezhë 171
Dibër 79
Kukës 70.

Të ngjashme