Shtatë vjet nga zgjedhja e Hashim Thaçit president

Prishtinë | 26 Shk 2023 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë shtatë vjet qëkur u zgjodh Hashim Thaçi president i Republikës së Kosovës.

Thaçi, më 26 shkurt 2016, u zgjodh president me 71 vota për dhe 10 abstenime, në rundin e tretë të votimit, pas dy rundesh të dështuara.

Ai kishte kundërkandidat Rafet Ramën, i cili në rundin e fundit nuk e mori asnjë votë.

Procesi i zgjedhjes së Thaçit president u përcoll me tensione të shkaktuara nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila hidhte gazlotsjellës në Kuvend, duke e ndërprerë disa herë këtë proces, ndërkaq aktivistë të saj protestonin jashtë kundër kësaj zgjedhjeje.

Thaçi mori pozitën e shefit të shtetit më 7 prill 2016, një ditë pasi i përfundoi mandati presidentes Atifete Jahjaga.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, para se të merrte postin e presidentit, ka qenë kryeministër i vendit në dy mandate, nga viti 2007 deri më 2014 si dhe zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, nga viti 2014 deri në vitin 2015.

Të ngjashme