Ekonomia Online
FUNDIT

Shtesat prej 60 eurove, stafi mjekësor mblidhet nesër për t’u koordinuar për masat që do t’i marrin

Shtesat prej 60 eurove, stafi mjekësor mblidhet nesër për t’u koordinuar për masat që do t’i marrin

Qeveria e Kosovës u ka ndihmuar punëtorëve shëndetësorë me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021. Në lidhje me këtë pati reagime të shumta të stafit mjekësor, e madje disa prej tyre edhe i refuzuan, duke i quajtur […]

Qeveria e Kosovës u ka ndihmuar punëtorëve shëndetësorë me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021.

Në lidhje me këtë pati reagime të shumta të stafit mjekësor, e madje disa prej tyre edhe i refuzuan, duke i quajtur si ‘ofendim’ dhe ‘lëmoshë’.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar në takim Odën e Infermierëve të Kosovës, Odën e Mjekëve, FSSHK, Shoqatën e Mamive, Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë dhe Shoqatën e Infermierëve të Neurologjisë.

Ky takim do të mbahet për t’u koordinuar për aktivitetet dhe masat sindikale në kundërshtim të këtij veprimi.

Kështu është bërë e ditur në një postim në Facebook të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës konsideron që me këtë vendim është fyer rëndë dinjiteti i profesionistëve shëndetësor si dhe është minimizuar kontributi, puna, angazhimi dhe sakrifica që komuntetet respektive tani e 18 muaj po e japin në vazhdimësi”.

Të ngjashme