Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre personave të tjerë, mbrëmë në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe ka konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës.
Me vendim të prokurorit, është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve mirëpo, nuk është gjetur asgjë.
Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tri viktimave meshkuj K-Shqiptarë. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar”, shkruhet në njoftim të policisë.