Shtyhet për 10 ditë afati i konkursit për policë në veri

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka vazhduar edhe për 10 ditë afatin për paraqitjen e aplikacioneve për të gjithë ata që duan t’i bashkohen këtij institucioni për katër komunat në veri.

Në këtë konkurs, të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunitetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptas, kroatë, malazezë e maqedonë).

Sipas policisë, kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë sërish.

Kujtojmë se shpallja e vendeve të reja të punës në polici në katër komunat veriore vjen pas dorëheqjeve të policëve serbë nga pozitat e tyre të punës.

Të ngjashme