Shtyhet për 9 korrik leximi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 12:55 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas një diskutimi disaminutësh, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka propozuar që Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të diskutohet në seancën e radhës.

Tahiri është shprehur i gatshëm që të bisedojë me deputetët  para kësaj seance lidhur me ndryshimet e mundshme, raporton Ekonomia Online.

“Propozojmë që në seancën e radhës të jetë pika e ditës që në korrik ta përkrahim sepse është në interes të vendit. Takohemi në seancën e radhës. Para seancës kemi vullnet me i trajtu çështjet edhe me deputetë edhe në komision, mirëpo kjo të përfundojë brenda korrikut”.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ngase më 9 korrik do të mbahet leximi i parë i këtij projektligji ndërsa për leximin e dytë do të merret vendim në kryesi.

“Data e saktë kur duhet të mbahet mbledhja është 9  korrik, pastaj në lexim të futet vendimi i përbashkët në kryesi. Në ora 2 fillojmë me seancën e rregullt”.

Kuvendi i Kosovës lidhur me këtë çështje ka diskutuar rreth dy orë e gjysmë. Kjo pasi opozita nuk pranonte që projektligji i propozuar nga ministri të mos  shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar. Kjo pasi, sipas deputetëve nga radhët e opozitës, projektligji është i rëndësisë së veçantë dhe ka nevojë për t’u shqyrtuar dhe diskutuar.

Deputetët u morën vesh që Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të shtyhet më 9 korrik, ndërsa për leximin e dytë duhet të mbledhet Kryesia dhe të vendosë. E gjithë kjo marrëveshje u bë me kushtin që të gjitha projektligjet të miratohen brenda muajit korrik.

Të ngjashme