Ekonomia Online
FUNDIT

Shtyhet seanca në rastin “Banjska”, të akuzuarit ankohen se nuk patën kohë ta lexojnë aktakuzën

Shtyhet seanca në rastin “Banjska”, të akuzuarit ankohen se nuk patën kohë ta lexojnë aktakuzën

Është shtyrë për 9 tetor seanca ndaj të akuzuarve për sulm të terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, raporton Ekonomia Online. Kjo seancë u shty pasi avokatët serbë u ankuan se nuk janë pajisur në kohë me shkresat e lëndës, dhe të akuzuarit nuk kanë […]

Është shtyrë për 9 tetor seanca ndaj të akuzuarve për sulm të terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, raporton Ekonomia Online.

Kjo seancë u shty pasi avokatët serbë u ankuan se nuk janë pajisur në kohë me shkresat e lëndës, dhe të akuzuarit nuk kanë mundur ta lexojnë aktakuzën.

Prokuroria në anën tjetër ka insistuar se i ka kryer të gjitha obligimet.

Gjykata Supreme pritet të vendosë nëse për 42 serbët e akuzuar që janë në arrati për Banjskën, mund të ketë gjykim në mungesë.

Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i rastit, Arben Hoti.

Sipas tij, ka interpretime të ndryshme ligjore për këtë temë, dhe Supremja duhet të marrë vendimin.

Avokati i familjes Bunjaku dhe Prokuroria kanë kërkuar gjykim në mungesë, kurse avokatët e kanë refuzuar.

Të ngjashme