Sinani: Më shumë se 10 institucione shtetërore që veprojnë nëpër komunat me shqiptarë në Serbi, që punësojnë kuadro vetëm të nacionaliteti serb

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Ardita Sinani, ish-kryetare e komunës së Preshevës si dhe Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc e kryeministrit Kurti, në një postim në rrjetin social Facebook tha se kzistojnë më shumë se 10 institucione shtetërore që veprojnë nëpër komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që punësojnë kuadro vetëm të nacionaliteti serb, përcjell Ekonomi Online.

Si dhe se “në kuadër të analizave të gjendjes së pakicave në Republikën e Serbisë, ekspertët ndërkombëtarë (vëzhguesit) janë të pajtimit se: “Korniza ligjore serbe përmban dispozita mirënjohëse për përparimin e mbrojtjes së të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare, dhe se ato janë përmirësuar gjatë disa vjetëve të fundit”. Megjithatë ata gjithashtu janë të njëzëri edhe në atë se kornizës ligjore serbe i mungon “qasja gjithëpërfshirëse dhe strategjike për integrimin e pakicave kombëtare” të cilin e konsiderojnë “të mangët”, ndërkaq brengosje të veçantë në raportet e ekspertëve ndërkombëtar paraqesin edhe “marrëdhëniet ndëretnike në Serbi” të cilat “edhe më tutje janë burim për brengosje” sipas mendimit të Këshillit të Evropës”.

Postimi i plotë:

Të ngjashme