Sindikata e ATK-së reagoi ndaj Murati për moszbatimin e ligjit: Taktika bllokuese ndaj ministrit

Prishtinë | 25 Pri 2025 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Murati, për moszbatimin e Ligjit Nr.08/L-257, konkretisht mungesën e Rregullores për klasifikimin e pozitave në ATK.

Sipas sindikatës, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe premtimeve të ministrit, draft-rregullorja ende qëndron e bllokuar, duke dëmtuar punëtorët e ATK-së në aspektin financiar dhe profesional. Si pasojë, ka pasur dorëheqje të stafit dhe vështirësi në pranimin e punëtorëve të rinj.

Sindikata ka paralajmëruar greva dhe ka dorëzuar padi në gjykatën kompetente, duke kërkuar që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, përfshirë edhe ministrin përgjegjës.

Të ngjashme