Sindikata e Infermierëve të Kosovës: Sigurimi fizik nuk është detyrë e infermieri

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Infermierëve të Kosovës inkurajon të gjithë drejtorët dhe menaxherët e klinikave të QKUK-së që të përmbahen nga ndëshkimi i infermierëve nëse ata nuk e kryejn një detyrë e cila nuk është kontraktualisht e obliguar.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka pranuar ankesa të shumta nga anëtarët e saj në lidhje me kërkesa jolegjitime të drejtorëve dhe menaxherëve, kërcënim me komisione diciplinore dhe ndalesa të meditjes nga drejtorët dhe menaxherët e klinikave të QKUK-së për infermierët në repartet e të cilëve ka palë civile.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ndëshkimin e infermierëve të cilëve i’u gjinden palë civile në repart apo klinikë e konsideron si jolegjitim, detyrim në kryerje të një pune për të cilën infermieri nuk është i obliguar, intimidim dhe abuzim me pozitën.

Infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nuk e kanë detyrë sigurimin fizik të njesive dhe klinikave të QKUK-së, kjo bie në domenin e operatorit ekonomik i cili edhe ka fituar tender për kryerjen e kësa detyre.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon nga SHSKUK/QKUK që të kontriboj në ndaljen e kësaj dukurije e cila në fakt e tjetërson rolin dhe detyrat e infermierit, gjtihashtu kërkojmë që t’i edukoj drejtorët dhe menaxherët e klinikave të QKUK-së në lidhje me atë se cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e infermierëve, e të cilat burojnë nga kontrata e punës.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës këtë dukuri do e monitoroj me vëmendje dhe në rast se nuk ka reflektim, padyshim që për pasojë do ketë masa sindikale ndaj klinikave në të cilat infermierëve u kërkohet sigurimi i hapsirave dhe objekteve apo edhe kryerja e detyrave tjera për të cilat infermierët nuk janë të thirrur dhe të obliguar.

Të ngjashme