Sindikata e Policisë dënon sulmin ndaj policëve në Suharekë

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Policisë së Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën ka folur për rastin e djeshëm në Suharekë.

Në njoftim u tha se Policia të mërkurën ka parandaluar një grabitje të armatosur dhe se gjatë atij intervenimi kanë mbetur të lënduar dy zyrtarë policorë, njëri prej tyre me armë zjarri.

Sindikata dënoi çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, teksa kërkoi nga organet e drejtësisë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryerësve të këtyre veprave, me qëllim të parandalimit të sulmeve të tilla.

“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet”, përfundon komunikata për media e Sindikatës së Policisë.

Të mërkurën në orët e pasdites katër persona kanë kryer një grabitje në një argjendari në Suharekë. Gjatë grabitjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët i ishin përgjigjur rastit.

Deri më tani nuk asnjë të arrestuar në lidhje me rastin.

Të ngjashme