Sindikata u uron shërim të shpejt policëve të palgosur në Suharekë: Organet e drejtësisë të veprojnë

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Policëve u uron shërim të shpejt policëve të palgosur në Suharekë .

Si edhe i fton Organet e drejtësisë të veprojnë dhe ta zbardhin rastin.

Komunikata e plotë :

Me datë 22.11.2023,në Qytetin e Suharekës, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit për arrstimin e të dyshuarve janë lënuar dy zyrtar policorë, njëri me armë zjarri.
Pas tretmanit mjekësorë, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtaërve policorë dhe veprave tjera penale.
Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e trgojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet.

Të ngjashme