Sipas KFOR-it një pjesë e Karaçevës është nën juridiksionin e Serbisë, Policia nuk e kontrollon

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 11:29 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se Policia e Kosovës nuk ka kontroll të kufirit me Serbinë në fshatin Karaçevë për shkak të një urdhërese të komandantit të KFOR-it të vitit 2014.

Ai tha se KFOR-it mendon se pjesa kufitare në fshatin Karaçevë të Kamenicës është ende nën juridiksionin e Serbisë.

“Kjo çështje Lidhet ngushtë me sovranitetin e Republikës së Kosovës. Kjo mbetet e pazgjidhur dhe këtë e kam trashëguar. Kjo çështje do të marrë përkushtimin tim të veçantë për zgjidhjen e saj. Përgjegjësia për mbikëqyrjen është ende nën mandatin e KFOR-it që nuk e ka dorëzuar këtë tek policia e Kosovës, siç e ka dorëzuar tek pjesët e tjera të kufirit me Shqipërinë, malin e zi.

“KFOR mendon që vija kufitare tek fshati Karaçevë është nën juridiksionin e Serbisë. Pavarësisht kësaj Policia e Kosovës është e pranishme në atë pjesë dhe kontrollon kufirin. Vetëm tek tri fshatra  që është Karaçevë nuk mund të jenë të pranishme për shkak të urdhëresës së komandantit të KFORIT të vitit 2014”.

Këto komente Gashi i bëri na seancën e  sotme të Kuvendit lidhur me pyetjen e Avdullah Hotit ku parashtroi shqetësimet e qytetarëve të kësaj ane.

Të ngjashme