Situata me vërshime, Mehaj anulon vizitat në katër komuna

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kishte planifikuar që ditën e sotme të vizitonte katër komuna ku në këto komuna do të takohej me qytetarë, të rinj e të reja në komunat Deçan e Klinë, si dhe për nesër për komunat Obiliç dhe Mitrovicë.

Për shkak të situatës së krijuar pas vërshimeve, Ministri Mehaj ka anuluar këto takime.

“Për shkak të situatës së krijuar pas vërshimeve, anulohen takimet e planifikuara të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me qytetarë dhe të rinj e të reja në komunat Deçan e Klinë, si dhe Obiliq e Mitrovicë. Paraprakisht për këtë janë njoftuar dhe jemi dakorduar edhe me autoritetet përkatëse të këtyre komunave”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme