Situata në Jarinjë, Igor Simiq bisedon me Policinë e Kosovës

Jarinjë | 21 Sht 2021 | 21:15 | Nga Hasan Hoti

Zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq është ofruar për të biseduar me Policinë e Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës nuk ka treguar se çka kanë biseduar.

Janë bërë dy ditë qëkur Rreth 4-5 kilometra rrugë vazhdojnë në pikën kufitare në Jarinjë ,që lidh Kosovën dhe Serbinë vazhdon  të mbetët e bllokuara nga serbë lokalë, që po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat.

Ekipi i Ekonomia Online po qëndron në vendin e ngjarjes, dhe situata në këtë pikë kufitare është e qetë.

Policët e Kosovës, të armatosur me armë të gjata, në atë pjesë detyrohen të ecin këmbë, kur dëshirojnë të kryejnë ndërrimet e turneve.

Të shoqëruar nga njësitet speciale, ekipi i Ekonomia Online dhe të disa medieve të tjera nga Prishtina kanë arritur të dalin në jug, pas më shumë 24 orësh të kaluara në ambient të hapur.

Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masën e reciprociteti.

Kosova insiston që masa e reciprocitetit nuk u vendos për të provokuar serbët, ndërkaq Serbia kërkon tërheqjen e policisë nga veriu, në të kundërtën ka paralajmëruar masa. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ulin tensionet dhe të shmangin veprime të njëanshme që do ta përkeqësonin situatën në veri.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Të ngjashme