S’ka kuorum për votimin e Projektligjit që parandalon dukuritë negative në ngjarje sportive

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 11:29 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën e sotme plenare, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive i premtuan mbështetje të gjitha grupet parlamentare të pranishme, mirëpo për shkak të mungesës së kuorumit, nuk u votua.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se kërkojnë përkrahjen e deputetëve për miratim të këtij projektligji, raporton Ekonomia Online.

“Në këtë mënyrë, MKRS-ja përmes Projektligjit për parandalimin e dhunës dhe ndalimin e dukurive negative në ngjarje sportive ka përgatitur projektligjin dhe presim përkrahje”.

Teuta Haxhiu, në emër të Komisionit për Arsim dhe në emër të grupit parlamentar AAK, tha se do ta mbështesin këtë projektligj.

“Komisioni vlerësoi se Projektligji i plotëson të gjitha kushtet dhe i rekomandojmë Kuvendit ta miratojë këtë ligj. Në emër të grupit parlamentar të AAK-së, i japim përkrahje këtij projektligji”.

Avdyl Salihu, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, tha se edhe ata e mbështesin projektligjin në fjalë.

“Qëllimi i këtij ligji është parandalimi i dhunës në ngjarjet sportive. Ne do të votojmë pro këtij projektligji”.

Driton Çaushi, në emër të grupit parlamentar PSD, e konfirmoi përkrahjen e kësaj partie për këtë projektligj, mirëpo tha se kanë disa vërejtje për uljen e sanksioneve, raporton EO.

“Ne e kuptojmë qëllimin e këtij projektligji dhe ne e përkrahim. Në ligjin konkret bëhet fjalë për një nen që lidhet me sanksionet dhe disa çështje janë të rëndësishme dhe mënyra se si sanksionohen janë të rëndësishme. Ne në parim do ta mbështesim, mirëpo do t’i japim disa verejtje për ulje të sanksioneve”.

Albulena Balaj nga Nisma tha se do ta përkrahin këtë projektligj, derisa shtoi se do të kontribuojnë mes leximit të parë dhe të dytë.

Të ngjashme