Ekonomia Online
FUNDIT

S’ka regjistër të kimikateve dhe mbeturinave të rrezikshme

S’ka regjistër të kimikateve dhe mbeturinave të rrezikshme

Pesë vjet pas miratimit të Ligjit për kimikate, në të cilin parashihet që Regjistrin e përgjithshëm të kimikateve, në formë të shkruar dhe elektronike, ta mbajë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kosova ende nuk ka një regjistër të tillë. Institucionet e vendit e as qytetarët nuk e dinë saktësisht se sa është numri i […]

Pesë vjet pas miratimit të Ligjit për kimikate, në të cilin parashihet që Regjistrin e përgjithshëm të kimikateve, në formë të shkruar dhe elektronike, ta mbajë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kosova ende nuk ka një regjistër të tillë.

Institucionet e vendit e as qytetarët nuk e dinë saktësisht se sa është numri i kimikateve dhe mbeturinave të rrezikshme dhe se cili është efekti i tyre në mjedis, shkruan sot “Koha Ditore”. Mungesën e një regjistri të tillë deri më tani në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) e kanë arsyetuar me miratimin, sipas tyre, e vonshëm të Ligjit për kimikate. Ligji në fjalë ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2014.

Përveç kësaj, vonesën e hartimit të regjistrit në ministri e kanë arsyetuar edhe me mungesë të e buxhetit për sektorin e mjedisit. Ata kanë vlerësuar se ky sektor nuk ka qenë prioritet për Qeverinë e Kosovës.

Ky problem pritet të zgjidhet përmes një tenderi publik, procedurat për të cilin është duke i zhvilluar MMPH-ja. Hartimi i këtij regjistri, në të cilin, sipas Ministrisë, do të mblidhen të dhënat për kimikatet dhe mbeturinat e rrezikshme dhe vetitë e tyre, është paraparë të kushtojë 100 mijë euro.

Të ngjashme