S’ka të arrestuar për shpërthimin në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 12:19 | Nga

Shpërthimi dyshohet të jetë i një granate dore, ndërsa policia nuk ka pranuar të japë informata më të detajuara lidhur me zhvillimet si rrjedhojë e tij, thotë policia.

Nuk ka të lënduar e as të arrestuar për shpërthimin e së enjtes mbrëma në veriun e Mitrovicës, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Shpërthimi dyshohet të jetë i një granate dore, ndërsa policia nuk ka pranuar të japë informata më të detajuara lidhur me zhvillimet si rrjedhojë e tij.

Dihet vetëm se ajo është duke kryer hetimet, por pistat apo dyshimet fillestare, nëse ekzistojnë si të tilla, nuk janë dhënë për media, akoma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme