Ekonomia Online
FUNDIT

S’kalon Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

S’kalon Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Komisioni për Integrim Evropian, ka shqyrtuar të hënë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton Ekonomia Online. Blerta Deliu nga PDK-ja, ka thënë se PDK-ja është kundër miratimit të këtij projektligji, pasi që nuk janë përfshirë vërejtjet e duhura duke përfshirë edhe […]

Komisioni për Integrim Evropian, ka shqyrtuar të hënë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton Ekonomia Online.

Blerta Deliu nga PDK-ja, ka thënë se PDK-ja është kundër miratimit të këtij projektligji, pasi që nuk janë përfshirë vërejtjet e duhura duke përfshirë edhe ato nga komisioni i Venecias.

“PDK edhe në komision të legjislacionit ka qenë kundër. Nuk janë përfshirë vërejtjet e duhura. Komisioni i Venecias ka dhënë vërëjtje dhe PDK është kundër.”

Me 4 vota për nuk ka vendimarrje për pojektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës me amandamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Kurse, sa i përket projekligjit të akcizës,  Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja, tha se “Projektligji i akcizqs në produktet e duhanit përmban 13 nene dhe 14 amandamente”.

Me 8 vota për është miratuar akciza për produkte të duhanit.

Të ngjashme