Skenat ngjasojnë si në Itali, spitalet po mbushen e pacientët mjekohen korridoreve

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Publicisti Veton Surroi ka botuar një foto të emërtuar si foto e ditës ku një pacient me Covid 19 është duke marrë oksigjen në koridorin e spitalit. Kosova po shkon drejt ezaurimit të kapaciteteve të saj.

Për këtë ka vënë alarmin edhe një mjeke e njohur,drejtoresha e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Venera Berisha-Muharremi, e cila u është drejtuar qytetarëve duke iu thënë se kur të mbesin që të trajtohen nëpër oborre të spitaleve pa mjekë e infermierë, nuk do t’iu biere ndërmend për ekonomi e kafene.

Ditën e sotme shtatë persona kanë vdekur dhe 239 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë. Numri total i viktimave ka arritur në 192, kurse i të infektuarve në 7652.

Në gjitha klinikat e spitale ndodhen të shtrirë 608 pacientë që po trajtohen për COVID-19. Prej tyre janë konfirmuar 414 si pozitivë, 376 janë me oksigjenoterapi e 24 me respiratorë.

Të ngjashme