UEFA e ka publikuar skuadrën ideale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, e cila përbehet nga 18 lojtarë.
Në të është vetëm një lojtar i Barcelonës: Lionel Messi.
Siç edhe pritej, në të janë shumë lojtarë të Real Madridit duke qenë se kjo skuadër e ka fituar turneun duke e mposhtur Liverpoolin 3:1 në finalen e Kievit.
Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo, Keylor Navas, Raphael Varane, Marcelo, Casemiro, Luka Modric dhe Toni Kroos janë pjesë e listës.