Smakiqi: Qytetarët duhet të krenohen me Kushtetuesen, ka aprovuar me meritë kërkesa të VV-së

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të krenohen me institucionin më të lartë në vend, Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Smakiqit, që nga themelimi me kompetencë ka mbrojtur themelin e shtetit duke mos lejuar shkeljet kushtetuese nga asnjera palë.

Duke përmendur rastet e rrëzimit të Presidentëve, Sejdiu e Pacolli, Smakiqi ka thënë se kushtetuesja ka aprovuar sipas kërkesa të opozites së atëhershme, Lëvizjes Vetëvendosje.

“GJK e Kosoves ka rrezuar dy president te Republikes, ka rrezuar Qeverine Hoti. GJK ka aprovuar sipas merites kerkesa te opozites se dikurshme tash pozites aktuale. GJK ka aprovuar sipas merites këresa te pozites se dikurshme tash opozites aktuale”, ka shkruar Smakiqi.

“Jam krenar dhe teper i lumtur qe GJK e Kosoves ka aprovuar sipas merites edhe dy kerkesa qe kam hartuar per zgjedhjet e pergjithëshme parlamentare dhe ate:

“Ka anuluar sistemin kriminal te votave te sjellura me automjete per komunitetin serb ne KQZ- praktike kjo kunderligjore deri ne zgjedhjet e 6 Tetorit 2019. Ka anuluar praktiken e votave te Diaspores te ardhura me poste pas afatit ligjor sipas Ligjit Per Zgjedhjet e Pergjithëshme dhe Rregullave te Pergjitheshme te KQZ-se”, ka shkruar tutje Smakiqi.

“GJK e Kosoves ka anuluar dhe zhvlersuar ne tre vitet e fundit 2021-2023 ligje kunderkushtetuse duke ruajtur rendin juridik e demokratik nga tendencat e hapura te dikatatures politike te Albin Kurtit. Prandaj te krenohemi me Gjykaten Kushtetuese te Kosoves”.

Të ngjashme