Sot 1 javë në Prishtinë fillon Festivali i Arkitekturës në Kosovë

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 11:12 | Nga

Përgjatë 2 javëve të para të korrikut në Prishtinë do të mbahen 12 ligjërata, 6 punëtori, 5 shfaqje të filmave, 1 ekspozitë, 2 promovime të librave, 1 debat dhe 1 sallon i librit. Programi do të vazhdojë edhe përgjatë muajit gusht dhe shtator me 2 ekspozita të tjera, 2 punëtori dhe 3 ligjërata.

Këtë vit tema e festivalit është “Written Architecture” – “Arkitektura e Shkruar” dhe fokusi i ligjëratave, debatit dhe disa punëtorive do jetë mungesa e leximit dhe shkrimit kritik në arkitekturë (posaçërisht asaj lokale). Në sallonin e librit do të prezantohen disa nga shtëpitë publikuese më të njohura në botën e arkitekturës, sikurse “DPR-Barcelona”, “Actar”, “Urban Next” dhe “Mies Foundation”.

Katër punëtori do të organizohen nga partnerët dhe arkitektët e rinj evropianë të Future Architecture, një punëtori nga Ivan Kucina nga Dessau. ISA si dhe për herë të parë do të organizohet një punëtori për dizajn industrial që do udhehiqet nga Rainer Mutsch, njëri nga dizajnerët industrialë më të njohur botëror.

Disa nga ligjëratat më të dalluara do jenë ato të Antoine Willmering nga Getty Foundation, Liam Young nga Sci-Arch, Ivan Blasi nga Mies Foundation si dhe ajo nga Eliza Hoxha, kuratorja e Paviljonit të Kosovës në Biennalen e Venedikut të sivjetëm.

Të gjitha ligjëratat do mbahen në Kino Armata, çdo mbrëmje duke filluar nga ora 19:00. Salloni i librit dhe debati mbi shkrimin kritik do mbahen në Soma. Neser KAF do shpërndajë edhe programin e plotë të festivalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme