Sot është dita e Luanës, ja si e uron Marina

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 10:23 | Nga

Askush, askush s’mund ta zërë vendin e Luanës në zemrën e Marinës, as Getoari…

Këtë e bëri të qartë fare Marina kur Luana e uroi motrën e madhe për martesën e 20 shtatorit.

“Ti je dashuria e jetës sime”, i shkroi Marina Luanës në Instagram.

Sot që Luana ka ditëlindjen, Marina e uron publikisht me fjalët më të përzemërta.

“E vogla ime, gëzuar ditëlindjen! Dua të të shoh gjithmonë të shkëlqesh si yll! Bebja ime më e mira e botës!”

Thonë për prindërit, por edhe për motrat e mëdha, mesa duket s’rritesh ndonjëherë.

Luana e priti ditëlindjen derisa trokiti mesnata, kur nisi zyrtarisht festa me një tortë siç e ëndërrojmë: e tëra prej çokollate, e zbukuruar me trëndafila të kuq, pa qirinj që tregojnë moshën, sepse mosha thjesht një numër është.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme