Ekonomia Online
FUNDIT

Sot mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave, “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”

Sot mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave, “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”

Për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, sot do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në dy autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë që përkohësisht të ndalohet qarkullimi në këto […]

Për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, sot do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në dy autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë që përkohësisht të ndalohet qarkullimi në këto segmente të autostradave:

Më 21 qershor – nga ora 09:00-16:00 në ditën e dytë të garës do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë, si dhe autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin – Malishevë-Duhël dhe anasjelltas.

Të ngjashme