Sot mot me shi në Kosovë

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu në Kosovë, ndërsa në viset e larta pritet të ketë edhe borë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet në rrafshin e Dukagjinit parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në rrafshin e Kosovës parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Java e ardhshme fillon me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme