Sot vaksinohet ministri Arben Vitia

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të vaksinohet sot në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar MSH përmes një komunikate për media.

Pas vaksinimit, Vitia do të flasë para gazetarëve për rendësinë e vaksinimit për mbrojtje nga Covid-19.

“Të enjten më 8 korrik, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia do të vaksinohet kundër COVID-19.

Pas vaksinimit, Ministri Vitia do të mbajë një konferencë për media, me temë vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër COVID-19!”, thuhet në njoftimin e MSH-së.


Të ngjashme