Sot votëbesimi për Qeverinë Tspiras

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Sot në mbrëmje zhvillohet mocioni i votëbesimit në Greqi ndaj kryeministrit Alexis Tspiras.

Votëbesimi i Qeverisë Tspiras vjen pas largimit të aleatit të tij dhe njëherazi ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos nga partia Grekët e Pavarur.

Kryetari i Kuvendit grek, Nikos Voutsis propozoi dy ditë debat që do të fillojë sot në mëngjes dhe do të përfundojë të mërkurën në orët e vona të natës. Kryeministri Tspiras pret që ta kalojë me sukses këtë votëbesim.

Dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos dhe votëbesimi i Qeverisë Cipras vjen si shkak i votimit të ndryshimeve kushtetuese në Shkup dhe plotësimit të Marrëveshjes së Prespës, gjë që tani duhet të bëjë edhe Greqia në Kuvendin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme