Specialja i dërgon ftesë ish-deputetit të LDK-së

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale po vazhdon të dërgojë ftesa për ish-luftëtarët e UÇK-së.

Në mëngjesin e sotëm, ftesë nga Specialja ka marrë edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Nuredin Ibishi, i cili gjatë luftës ka qenë epror në Zonën Operative të Llapit.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari I OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit. Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë’, ka shkruar Gucati.

Gjatë ditës së djeshme Specialja, ka ftuar edhe ish-komandantin e FSK-së, Kadri Kastratin si dhe ish- ushtarin e  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafën, i cili në kohë të luftës kishte qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

Të ngjashme