Ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap Salih Mustafa, i është vazhduar paraburgimi nga ana e Speciales. Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës Nicola Guillou. Guillou ka kërkuar nga mbrojtja e Mustafës dhe prokuroria që të dërgojnë parashtresat e tyre për shqyrtimin tjetër të paraburgimit, më 11 maj të këtij viti. Ish-shefi i […]
Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

Ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap Salih Mustafa, i është vazhduar paraburgimi nga ana e Speciales.
Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës Nicola Guillou.
Guillou ka kërkuar nga mbrojtja e Mustafës dhe prokuroria që të dërgojnë parashtresat e tyre për shqyrtimin tjetër të paraburgimit, më 11 maj të këtij viti.
Ish-shefi i Inteligjencës së Forcës së Sigurisë së Kosovës Salih Mustafa, u arrestua më 24 shtator për krime të luftës.



















