Specialja interviston sot edhe një ish-luftëtar të UÇK-së

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim ish-luftëtarit të UÇK-së, Demush Laçit.

Ai vetë ka bërë të ditur se do të intervistohet gjatë ditës.

Laçi thotë se sikurse 20 vjet më parë edhe sot beson në luftën e drejtë të UÇK-së.

Ja postimi i plotë:

“Mirëmëngjesi Kosovë
Miq e shokë,sot do të intervistohem gjatë ditës nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Faleminderit që po më shkruani dhe përkrahni në çdo moment,ashtu siç kam besuar para 20 viteve,prapë besoj se ;

Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare së bashku me NATO-n, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme