Specialja nuk e komenton raportimin për vjedhjen e laptopit të një gjyqtari

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë deklarim për raportimin e djeshëm të gazetës franceze “Le Journal du Dimanche” se një gjyqtari të Speciales i është vjedhur një laptop.

Në të thuhet se kishte të dhëna për procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Dhomat e Specializuara kanë thënë: “Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e komentojnë raportin e mediave franceze të cilit po i referoheni”.

Për rastin në fjalë thuhet se është lajmëruar edhe policia franceze që sipas gazetës të dyshuarit nuk kanë lënë asnjë shenjë dhe nuk kanë marrë gjë tjetër, pos laptopit.

Të ngjashme