Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nisur disa aksione në Kosovë. Para pak minutash u raportua se një aksion po zhvillohet në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimi. Deri më tani familja Sylejmani s’ka dhënë asnjë informacion mbi këtë. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Specialja ka aksion edhe në shtëpinë e Hajredin Kuçit. Kuçi, […]
Specialja raportohet se po kryen bastisje në shtëpitë e Sylejman Selimit dhe Hajredin Kuçit

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nisur disa aksione në Kosovë.
Para pak minutash u raportua se një aksion po zhvillohet në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Deri më tani familja Sylejmani s’ka dhënë asnjë informacion mbi këtë.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Specialja ka aksion edhe në shtëpinë e Hajredin Kuçit.
Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë, ishte për disa kohë pjesë e ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit. Megjithatë, siç ka mësuar Nacionale, ai tash e një kohë është larguar.
Nuk dihen arsyet për këto bastisje, megjithatë bazuar nga bastisjet në të kaluarën, mund të ketë ndërlidhje me akuzat për pengim të drejtësisë./Nacionale/

















