Ekonomia Online
FUNDIT

SPERTK njofton përfaqësitë diplomatike dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve për kolapsin financiar në RTK

SPERTK njofton përfaqësitë diplomatike dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve për kolapsin financiar në RTK

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka njoftuar sot përfaqësitë diplomatike në Kosovë si dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve lidhur me gjendjen e rëndë financiare në të cilën ndodhet Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), duke paralajmëruar për një kolaps të mundshëm financiar që mund të ndikojë seriozisht në funksionimin e transmetuesit publik. Sipas SPERTK, RTK është […]

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka njoftuar sot përfaqësitë diplomatike në Kosovë si dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve lidhur me gjendjen e rëndë financiare në të cilën ndodhet Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), duke paralajmëruar për një kolaps të mundshëm financiar që mund të ndikojë seriozisht në funksionimin e transmetuesit publik.

Sipas SPERTK, RTK është përballë rrezikut të ndërprerjes së funksionimit për shkak të mosalokimit të buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, gjë që cenon drejtpërdrejt stabilitetin institucional, të drejtat e qindra punonjësve dhe realizimin e misionit të saj publik të garantuar me Kushtetutë.

Sindikata ka theksuar se mosveprimi i institucioneve shtetërore për të zhbllokuar këtë situatë financiare po e vë në pikëpyetje të ardhmen e RTK-së si institucion i pavarur mediatik. Ajo i bën thirrje faktorëve vendimmarrës që urgjentisht të marrin masa për zhbllokimin e buxhetit, për të garantuar jo vetëm pagat e punonjësve, por edhe vazhdimësinë e prodhimit të programeve informative, kulturore e edukative.

“RTK është një aset i përbashkët i qytetarëve dhe një shtyllë thelbësore e demokracisë në vend. Çdo ditë vonesë rrezikon të shkaktojë pasoja të pakthyeshme”, thuhet në deklaratën e SPERTK-së.

SPERTK fton opinionin publik, mediat dhe institucionet e Republikës së Kosovës që të qëndrojnë të informuar dhe të bashkohen në mbështetje të transmetuesit publik në këtë kohë kritike.

Të ngjashme