Abramovich e do Serin te Chelsea

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 16:41 | Nga

Presidenti i Chelseat, Roman Abramovich dëshiron transferimin e mesfushorit të Nice, Jean-Michael Seri.

Manjati rus është i etur edhe më shumë në përforcimin e skuadrës së tij, Bluve të Londrës.

Pasiguria e menaxherit në Chelsea nuk e ka penguar Roman Abramovichin nga vënien e parave të tij për transferime të reja gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas mediumit britanik The Mirror, lartë në listën e presidentit rus është mesfushori i ekipit francez Nice, Jean-Michael Seri.

Raporti i këtij mediumi pretendon se Seri, i cili ka qenë gjithashtu një objektiv për Barcelonën, Liverpoolin dhe Arsenalin, mund të jetë në dispozicion për 30 milionë funte apo 34 milionë euro.

Abramovich është i vendosur të mos mbetet prapa nga rivalët e tij, pasi duket se Chelsea do të mungojë në katërshe për herë të dytë në tre sezonet e fundit.

Menaxheri aktual, Antonio Conte pritet të largohet në fund të këtij sezoni, por kjo nuk e brengos presidentin rus.

Maurizio Sarri i Napolit, menaxheri i Juventusit, Max Allegri dhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, besohet të jenë emrat më të mundshëm për të pasuar Conten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme